Anasayfa /ARNAVUTLUK DEPREMZEDELERİ´NE YARDIM ARACI UĞURLAMA PROGRAMI..

ARNAVUTLUK DEPREMZEDELERİ´NE YARDIM ARACI UĞURLAMA PROGRAMI..

 Turqi, Fondacioni Mehir dërgon ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

- Drejtuesit e fondacionit, pas tërmetit të nëntorit në Shqipëri janë mobilizuar duke dërguar nga qyteti Konya i Turqisë 2 maune me ndihma të përbërë nga batanije dhe veshje
KONYA (AA) - Fondacioni për martesën e të rinjve Mehir në qytetin Konya të Turqisë, dërgoi dy maune me ndihma për të prekurit e tërmetit në Shqipëri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtuesit e fondacionit, pas tërmetit të nëntorit në Shqipëri janë mobilizuar duke dërguar nga qyteti Konya i Turqisë 2 maune me ndihma të përbërë nga batanije dhe veshje.

Drejtoresha e dyqaneve të fondacionit Mehir, Fatma Nur Aşçı, ka theksuar se krahas aktiviteteve shkencore dhe kulturore ata vazhdojnë punimet e tyre edhe në çështjet e ndihmave sociale.

"Sot po kryejmë një aktivitet social të ndryshëm. Qëllimi ynë është që të ndodhemi pranë vëllezërve tanë shqiptarë që kanë përjetuar tërmetin. Përpjekjet tona janë për ndërtimin e një ure mes qytetit Konya dhe Shqipërisë. Me qëllim për të forcuar lidhjet tona të formuara më parë, po dërgojmë edhe maunën e dytë me ndihma në vlerën 613 mijë lira turke (rreth 100 mijë dollarë)", tha Aşçı duke folur në ndërtesën e fondacionit në rajonin Selçuklu.

Ndër të tjera Aşçı ka shprehur falënderimet për të gjithë bamirësit që kanë kontribuar në realizimin e kësaj ndihme.

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit të vitit të kaluar me magnitudë 6,3 ballë në Shqipëri, shkaktoi 51 viktima, plagosi 900 persona, si dhe zhvendosi nga banesat e dëmtuara rreth 17 mijë njerëz. Në total prej kësaj katastrofe natyrore u prekën 202.291 persona.

Hesaplarımız : Türkiye Finans Katılım Bankası     TL = IBAN NO: TR65 0020 6000 8003 2590 4600 01 Hesap No: 3259046-01